Grupet kriminale pas zhdukjes së Martinajt, Hoxha: Nëse nuk zbulohen, mostra e re që del nga kjo histori do të jetë më e rrezikshme

schedule22:35 - 21 Shtator, 2022

schedule 22:35 - 21 Shtator, 2022

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur në emisionin “Pressing” në T7 për misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt.

Ai tha së nëse autorët që fshihen pas zhdukjes së Martinajt nuk zbulohen, atëherë mostra e re që do të dalë pas kësaj historie do të jetë më e rrezikshme se organizata e Ervis Martinajt.

Hoxha tha se strukturat kriminale që fshihen pas zhdukjes së Ervis Martinajt do të mbizotërojnë në dekadën e ardhshme në Shqipëri .

Lexo edhe: Njerëzit e Ervis Martinajt i sabotuan takimin elektoral Ramës? Deklarata e kryeministrit: E dimë që në atë makinë është “drejtori i lojërave të fatit

Gazetari investigative tha se këto struktura kanë buxhet më të madh së sa Ministria e Brendshme dhe se kanë mjete logjistike më të mira se sa Policia e Shtetit.

“Kjo strukturë do të mbizotërojë në dekadën e ardhshme në Shqipëri, kanë një buxhet më të madh se sa Ministria e Brendshme, kanë mjete logjistike më të mira se sa policia e shtetit. Nëse nuk zbulohen autorët e saj. Mostra e re që del nga kjo histori është shumë më e rrezikshme dhe më e fuqishme se organizata e Ervis Martinajt”, tha Hoxha./abcnews.al/