Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Grupe punë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale”, Balla drejtuesve të policisë në Fier: Mos lejoni asnjë ndërhyrje!

schedule18:26 - 19 Janar, 2024

schedule 18:26 - 19 Janar, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me drejtues të lartë të policisë në Fier. Pas këtij takimi ka zhvilluar edhe një komunikim me gazetarët, duke u shprehur se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit vazhdon të intensifikohet duke bërë ndryshimet e nevojshme.

Balla gjithashtu i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit që të respektojnë vetëm ligjin dhe të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.

“Fieri ka pasur nevojë gjithmonë për një rritje të forcës goditëse të policisë së shtetit ndaj krimeve të natyrës ekonomike duke shtuar edhe fenomene si zhvillimi i paligjshëm i lojërave të fatit, apo trafiqeve të ndryshme”, ka thënë më tej ministri Balla, duke shtuar: ” Zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale janë një test për të fituar besimin ndaj publikut, duke theksuar se këto ngjarje do të jenë në fokus të punës së policisë e duke ngritur grupe pune të përbashkëta për zbardhjen e tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!