Grumbulloi 2 mijë kilogram mish të skaduar dhe e bëri suxhuk, arrestohet një shtetas në Pejë

schedule09:57 - 21 Tetor, 2023

schedule 09:57 - 21 Tetor, 2023

Policia ka arrestuar një person në fshatin Sigë të Pejës për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Policia ka thënë se i dyshuari ka grumbulluar mish të skaduar dhe i ka përpunuar duke i bërë suxhuk në fabrikë.

“Njësitet e DHKEK-së kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke grumbulluar produktet e mishit me afat të skaduar dhe pastaj të njëjtat i ka përpunuar duke përfunduar si suxhuk”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me AUV-në, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi.