Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore të Grupit E. Vajzat e drejtuara nga Vioresin Sinani do të përballen me Portugalinë me 4 tetor në Elbasan Arena (ora 18:00) dhe katër ditë më vonë ndaj Finlandës në transfertë në po të njëjtën orë.
Skuadra është grumbulluar në Elbasan, aty ku do të kryejë edhe seancat stërvitore. Trajneri shkodran ka grumbulluar 18 futbolliste, kryesisht nga Vllaznia, Tirana dhe Feronikeli, ndërkohë që nuk mungojnë vajzat që luajnë jashtë Shqipërisë.
Ekipi do të qëndrojë në Elbasan deri me datë 7 tetor në mëngjes, atëherë kur do të nisen drejt Vasas të Finlandës për t’u ndeshur një ditë më vonë me homologet vikinge. /abcnews.al