Kryeministri Edi Rama i bën thirrje kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të ndalë grumbullimet. Me anë të të një statusi në profilin e tij zyrtar, Rama ka ndarë foto nga takimet e Bashës në rrethe, duke shkruar një shprehje latine “Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.
Ai thotë se kjo këmbëngulje duke bërë përshesh në çdo shesh është një djallëzi prej njerëzish pa vizion. Rama shprehet se lut Zotin që për dy a tre javë, këta njerëz të mos përfundojnë në spitale.
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv
(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”,shkruan Rama./mv.abcnews.al