Grumbullimet me kombëtaret, vijnë ftesat për dy lojtarë të Partizanit

schedule21:17 - 17 Mars, 2021

schedule 21:17 - 17 Mars, 2021

Roberto Dominguez ishte një nga afrimet e Partizanit në merkaton e janarit. Qendërmbrojtësi nga El Salvadori erdhi nga Bolivar, teksa nuk ka arritur akoma të debutojë me “Demat” e Ilir Dajës.

Pavarësisht faktit që nuk po merr minuta, 23-vjeçari ka marrë një ftesë nga kombëtarja e tij për ndeshjet kundër Grenada dhe Montserrat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by La Selecta Oficial (@laselecta_slv)

Në kombëtare edhe Ferhan Hasani. “Buba” ka marrë një ftesë nga Maqedonia e Veriut, fanellën e së cilëve e ka veshur 39 herë (dy gola të shënuar). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!