Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është gjobitur me 5 milion lekë për shkelje të rregullave të pandemisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Këlliçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij janë të parë që shkelinrregullat.
E plotë:
Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!
Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.
Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.
Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.
Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.
Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.
Pastaj ju pret 25 prilli.
Asnje hap pas ??



