Grumbullime në Korçë, të moshuarit: Vaksina në bën të ndihemi më të sigurt

schedule12:06 - 15 Mars, 2021

schedule 12:06 - 15 Mars, 2021

Në qytetin e Korçës vijon procesi i vaksinimeve për të moshuarit. Nga pamjet shihet se para qendrës së vaksinimit ka grumbullime dhe është e vështirë që të respektohen masat.

Të moshuarit shprehen për gazetaren Ledjona Xheladinaj se nuk kanë hezituar për të ardhur dhe për të bërë vaksinën. Ndërkohë që disa prej tyre e kanë kaluar virusin, ata thonë se vaksina i bën të n dihen më të sigurt.

“ Jam 80 vjeç. Ndjehem shumë mirë që do bëj vaksinën. Covidin e kam kaluar. Vuajta ca atëherë po tani mirë jam. Vaksinën do e bëjmë se tha mjekja e familjes”, thotë një i moshuar.

“ Do bëjmë vaksinën. Jam 77 vjeçe. Nuk e kam kaluar virusin. Për të mirën tonë bëhet”, shprehet një tjetër.

“Na kanë njoftuar të bëjmë vaksinën. Jam 83 vjec. U në e kam kaluar para dy muajsh Covidin. E kalova lehtë, me ilaçe. Më njoftuan dhe po e bëj vaksinë. Kam dëshirë ta bëj”, thotë një i moshuar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!