Gruevski, dështon takimi i fshehtë në Hungari

schedule14:00 - 9 Qershor, 2019

schedule 14:00 - 9 Qershor, 2019

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka dështuar të mbajë sekret një takim me disa zyrtarë hungarezë. Mediat vendase e kanë zbuluar takimin dhe kanë saktësuar se ai kishte qëllime biznesi.

Takimi i së premtes mes ish-Kryeministrit në arrati Nikola Gruevskit dhe Zëvendës Sekretarit në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë duhej që të mbahej larg syve të opinionit. Por, gjërat kanë shkuar keq. Prej se Gruevski refuzoi tu përgjigjet pyetjeve të gazetarit hungarez të portalit 444.hu – kjo media ka publikuar një analizë më të detajuar për ngjarjen. Sipas këtij portali, takimi është zhvilluar në ndërtesën e njëjtë ku ka selinë redaksia e medias 444.hu.

Kjo media ka njoftuar se pas përpjekjeve të pasuksesshme për të intervistuar ish-Kryeministrin Gruevski, janë kthyer sërish në ndërtesë dhe kanë takuar Zv/Sekretarin në Ministrinë e jashtme hungareze Ishtvan Jo. Menjëherë është kontaktuar Ministria e Jashtme e Hungarisë për qëllimin e takimit me Gruevskin, por nga atje kanë marrë përgjigje se nuk ka asgjë të pazakontë nëse ndonjë i punësuar në Ministrinë e jashtme të jetë në kontakt me një person i cili ka qenë kryeministër shumëvjecar në vendin e tij.

Ish-Kryeministri Gruevski të premten ka marrë pjesë në një ngjarje të biznesit në Budapest, dhe redaksia e portalit supozon se ndoshta kjo ka qenë arsyeja e takimit. Sipas medias hungareze, banesa që gjendet në afërsi të redaksisë së tyre, në të kaluarën është shfrytëzuar nga turistët. Sipas të dhënave nga Regjistri për pronësi, banesa u takon dy kinezëve. Redaksia hungareze dyshon se banesa është shfrytëzuar nga shërbimet e sigurisë për realizimin e takimeve larg syv të opinionit. Portali hungarez ka vërrejtur se automjeti që kishte pritur Gruevskin jashtë ndërtesës, ka pasur etiketë se po ndiqet përmes satelitit./ABC News Albania 24/7