Xhemal Loka ka mohuar akuzat se ka shtyrë bashkëshorten e tij, Bedrie Loka drejt vetëvrasjes, duke pirë fotoksinë. I pyetur sërish nga policia e Durrësit, 45-vjeçari ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se bashkëshortja e tij vrau veten për shkak të bullizmit në rrjetin social Tik Tok. “E kam grua dhe nuk doja të vetvritej”, mësohet të ketë thënë ai.
Xhemal Loka ka mohuar gjithashtu të ketë kërcënuar gruan e tij se do e vrasë, duke deklaruar se nuk kishte arsye që ta vriste.
Megjithatë, blutë e Durrësit i kanë marrë me rezerva deklarimet e tij, pasi policia ka video dhe mesazhe Xhemal Loka i çonte gruas duke e kërcënuar. Para këtij fakti ai ka heshtur, duke thënë që janë gjëra familjare.
Xhemal Loka u arrestua në 6 janar. Nga hetimet ka rezultuar 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij, si dhe e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë, në prani edhe të njërit prej fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur më 27 dhjetor, por nuk është kallëzuar në polici nga ana e 41-vjeçares.
Gjate kontrollit në banesën e familjes Loka u gjet edhe një automatik tip Shars dhe një sasi fishekësh.
Xhemal Loka rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe vepra penale në fushën e narkotikëve jashtë vendit.
Nga ana tjetër, policia e Durrësit po heton për të zbuluar edhe personat që hapen dhe përdorën rrjetin social Tik Tok në emër të 41-vjeçares Bedrie Loka. Gruaja bullizohej prej nje viti me fyerje e ofendime te renda ne këtë profil fals te hapur në emër të saj, per te cilin kishte bere denicnim ne polici ne dhjetor 2022./abcnews.al