Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një çift shqiptarësh nga Kosova janë gjetur të vrarë.
Pajtim dhe Sabrina Krasniqi, janë gjetur të pajetë në ballkonin e një apartamenti luksoz në Hallandale Beach.
Dyshimet e policisë janë se 27-vjeçarja ka qëlluar 5 herë me armë zjarri bashkëshortin e saj 34-vjeçar dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Albana Krasniqi, motra e madhe e Pajtimit, tha se ajo dhe familja e saj e kaluan javën e Falenderimeve me zemër të thyer për shkak të tragjedisë.
Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se njeriu që vëllai i saj besoi më shumë, i mori jetën.
Tragjedia ndodhi orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, kur banorët raportuan se dëgjuan 6 të shtëna të njëpasnjëshme.
Kur policia arriti në vendngjarje gjeti burrin të shtrirë me fytyrë poshtë dhe një grua në shpinë.
Hetuesit u përballën me një pamje të rëndë, me pellgje gjaku dhe gëzhoja plumbash në derën e ballkonit.
Ndërtesa luksoze ku ndodhi ngjarja ka masa të rrepta sigurie.
Banorët dhe komuniteti lokal janë shprehur të tronditur për krimin e rëndë./abcnews.al