Gruaja u mbyt me shami, burri u copëtua dhe u fut në valixhe, media greke: Në shënjestër një shqiptar

schedule22:43 - 26 Tetor, 2020

schedule 22:43 - 26 Tetor, 2020

Mediat greke shkruajnë se autoritetet kanë vendosur në shënjestër një shqiptar për vrasjen e dyfishtë në Chania të Kretës. Dëshmia e fqinjëve, por edhe provat e gjetura kanë çuar policinë që të ngrejë dyshime se autori është një shqiptar.

Gruaja e moshuar 79-vjeçe u gjet e mbytur me shami. Ndërsa burri i saj 82-vjeç, i cili i zhdukur u gjet në një shtëpi tjetër, teksa trupi ishte copëtuar dhe ishte futur në një valixhe.

Gruan e moshuar e gjeti vajza pajetë, pasi nuk iu përgjigj në telefon dhe e alarmuar u drejtua për në shtëpi ku pasi hapi derën u përball me tragjedinë. 82-vjeçari u gjet i vdekur në një valixhe në një shtëpi pranë vendit ku 79-vjeçarja u gjet e mbytur./ db/Abcnews.al