Gruaja shmang kontrollet e sigurisë, 4 milionë euro dëme aeroportit

schedule17:27 - 31 Korrik, 2018

schedule 17:27 - 31 Korrik, 2018

Shmangia e kontrolleve të sigurisë, që një 40 vjecare ka bërë në aeroportin e Mynihut, ka shkaktuar 4 milionë euro dëme. Agjentët federalë nuk arritën ta identifikonin dhe as ta kapnin, ndërsa më shumë se 30 mijë pasagjerë, u detyruan të kalojnë natën në aeroport.

Katër millionë euro. Është kjo shifra e dëmit të shkaktuar nga një grua e cila shmangu kontrollet e sigurisë në aeroportin e Mynihut dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë. Për të vazhduar me operacionin e kontrolleve u anuluan 330 fluturime ndërsa 30 mijë pasagjerë mbetën në tokë, nga të cilët 2 mijë u detyruan të kalojnë natën në aeroport për shkak të vonesave dhe të riprogramimit të orareve të fluturimit.

Sapo u dha alarmi policia federale boshatisi terminalin 2. Agjentët nisën  të kërkonin gruan, një 40-vjeçare, për ta identifikuar, por nuk e gjetën. Policia gjermane ka mohuar mundësinë se ajo mund të përbëjë një rrezik ekstrem.

Sipas drejtorit të aeroportit këto ditë ka shumë lëvizje për shkak të pushimeve verore. Përveç anulimeve të fluturimeve dhe vonesave, pasagjerët u detyruan të lënë në aeroport 20 mijë valixhe, ndërsa 10 mijë të tjera duhet t’i nënshtrohen kontrolleve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!