Një grua nga Mumbai, Indi u sigurua që qeni i saj të udhëtonte mes luksit duke rezervuar një kabinë të tërë të klasës së biznesit gjatë një fluturimi me avion. Ajo rezervoi 12 vendet në mënyrë që ajo dhe qenushja e saj, Bella, do të kishin aq hapësirë sa të donin.
Për këtë, iu desh të paguante 2 500 euro për udhëtimin më të rehatshëm të mundshëm ajror. Sidoqoftë, shumë qen kanë udhëtuar më parë në klasën e biznesit, por ndoshta është hera e parë që një kabinë e tërë biznesi është rezervuar për një kafshë shtëpiake.
/abcnews.al

