Gruaja prej 18 vitesh i vuan nga parkinsoni, Ramiz Draci thotë se po i rrezikohet jeta, s’ka ilaçe

schedule19:15 - 11 Prill, 2020

schedule 19:15 - 11 Prill, 2020

Shëndeti i bashkëshortës ka gjunjëzuar këtë të moshuar nga Saranda. Prej 18 vuan nga parkinsoni. Ilaçet deri para mbylljes së kufijve ja u dërgonin nga Greqia fëmijët e tyre. Por tani medikamenti ka 9 ditë që ka mbaruar.

“Në bazë të urdhërit që kam dëgjuar nga vetë kryeminsitrit që pensionistët të mos dalin jashtë, sepse do tu sigurohen ilaçet. Sipas komunikimit që pata me 0800 4040 më tha që shteti nuk mban përgjegjësi për ilaçet që nuk rimbursohen”.

Ramizi tregon dëmet që i ka shkaktuar bashkëshortes së tij mungesa e medikamentit.

“Mosmarrja e këtij ilaçi i krijon ujë në gojë dhe mbytet. Kjo më iku nëpër duar”, shprehet ai.

Ka kërkuar dhe ta blerë në farmaci po ilaçi nuk gjendet.

“E doja me para dhe nuk gjendet. I bëj thirrje urgjentë, nuk më intereson me para apo para. Do të ushqehem më pak dhe ilaçin e gruas do ta marr”, shprehet ai.

Maria është e shtenjta e tij thotë ai mes lotësh.

“E dua dhe kështu siç është”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!