Gruaja nuk lahet për një vit, burri kërkon divorcin

schedule13:25 - 1 Gusht, 2018

schedule 13:25 - 1 Gusht, 2018

Çudia e rradhës ka ndodhur në Taiwan, ku gruaja e quajtur Lin, sipas deklaratave lahej një herë në vit dhe rrallë herë pastronte dhëmbët dhe flokët.
Bashkëshorti pohon se ndodhej në një torturë psikologjike si pasojë e kushteve higjenike në të cilat kishte rënë pre për shkak të bashkëshortes së tij. Për këtë arsye ai ka ndërmarrë procedurat e divorcit.
I vuajturi pohon se zakonet jo të pranueshmë dhe papastërtia e përgjithshme e bashkëshortes, bënte të mundur që të kryenin marrëdhënie seksuale vetëm një herë në vit. Kjo gjë kishte penguar çiftin nga pasja e një fëmije për më shumë se një dekadë.
Gjykata vendase ka vendosur ti japë të drejtë bashkëshortit duke aprovuar ndarjen e çiftit dhe në këtë mënyrë duke i dhënë fund “mjerimit” të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!