Gruaja njofton policinë se kishte një merimangë në makinë

schedule20:09 - 1 Nëntor, 2022

schedule 20:09 - 1 Nëntor, 2022

Një grua e frikësuar nga një merimangë e madhe në makinën e saj thirri policinë në shtetin jugperëndimor gjerman të Baden-Württemberg. 33-vjeçarja u tha oficerëve se ajo kishte nevojë urgjente për ndihmë dhe nuk mund të ngiste më tej, sipas raporteve të policisë të dielën.

Oficerët më pas kontrolluan makinën e gruas në qytetin e vogël të Langenenslingen të premten në mbrëmje por nuk gjetën asgjë. “Me sa duket, megjithatë, kjo ka mjaftuar për të qetësuar gruan, sepse ajo ka vazhduar rrugën e saj më pas”, tha një zëdhënës i policisë.

Araknofobia është një frikë patologjike. Njerëzit e prekur kontrollojnë shtretërit disa herë para se të flenë ose shmangin shëtitjet në pyll për të shmangur takimet e pakëndshme me këto krijesa. Kur shikojnë merimangat, ata përjetojnë djersitje dhe tension.  Sipas ekspertëve, gratë preken më shpesh sesa burrat. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!