Një grua nga Kosova, e cila kishte shkuar në Elbasan për llixha ka humbur jetën. Kurse bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë. Burrë e grua ishin akomoduar në një hotel pranë Llixhave.
Në orët e para të mëngjesit 60-vjeçarja dhe 70-vjeçari kanë patur shqetësime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata u dërguan në spitalin e Elbasanit, por gruaja kosovare nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë. Sipas policisë ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, por po hetohet në dy pista; ajo për shkak të gazit sulfurik apo ndonjë sulm ndaj tyre. Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune as në dhomën e çiftit as në trupat e tyre, njofton policia./abcnews.al