Gruaja në SHBA fiton 3 herë lotarinë brenda 3 viteve, shuma marramendëse

schedule14:04 - 29 Nëntor, 2021

schedule 14:04 - 29 Nëntor, 2021

Sipas “CNN” një grua në SHBA po feston pas fitimit për herë të tretë të lotarisë brenda 3 viteve. Fituesja është një 61 vjeçare nga shteti i Merilendit, e cila arriti të fitojë shumën e 50,000 dollarëve nëpërmjet lojës gërvishtëse. Autoriteti shtetëror që kontrollon lojërat e fatit deklaroi që është hera e tretë që zonja fiton çmimin.

Ajo i ka fituar të tre çmimet në të njëjtën dyqan dhe fitojë dy herë lotarinë brenda vitit 2018. Fituesja që është një shtëpiake amerikane ka fituar çdo herë shifrën e 50,000 dollarëve. Ajo u tha zyrtarëve shtetëror se ishte e shokuar, e që nuk mund ta besonte që e kishte fituar për herë të tretë çmimin.

Zonja amerikane deklaroi gjatë marrjes së çmimit, se është shumë e vështirë që një person ta fitojë lotarinë një herë në jetë dhe jo si ajo që e fitojë 3 herë brenda një kohe të shkurtër. Ajo ishte e mrekulluar nga ky fakt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!