Gruaja me fat i shpëtoi një bombe të Luftës së Dytë Botërore të gjetur në kopshtin e saj

schedule09:45 - 5 Maj, 2020

schedule 09:45 - 5 Maj, 2020

Një grua zbuloi në kopshtin e saj një bombë që datonte që nga Lufta e Dytë Botërore, teksa gërmonte.

Lulu Cirillo, 49 vjeç, po pastronte kopshtin , kur preku në objektin e fortë.

Ajo nuk e kuptoi se çfarë ishte dhe thjesht e hodhi tutje, por më vonë vendosi ta pastronte, duke e menduar si gur.

Vetëm kur ajo e postoi atë në Facebook, kuptoi që në të vërtetë objekti ishte një bombë dhe ajo kishte qënë shumë me fat që nuk kishte shpërthyer.

Më pas ajo lajmëroi policinë dhe morën bombën të cilën e shpërthyen në plazhin Weymouth./abcnews.al