ABC sjell pamje nga pallati, ku jetonte çifti i të moshuarve Prenga në Vlorë, në banesën e të cilëve u gjet i pajetë 74-vjeçari Llazar Prenga. Mësohet se ata jetonin të vetëm të banesë në katin e pestë të pallatit në lagjen “1 maji” të qytetit të Vlorës.
Burime bëjnë me dije për ABC se Prenga dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa dyshimet paraprake janë për shkaqe natyrale pasi në trupin e tij nuk ka shenja dhune.
E shoqja, Valentina Prenga ka qëndruar disa ditë në banesë me të shoqin e vdekur, ndërsa dyshohet se vuan nga problem të shëndetit mendor.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 74-vjeçarit/mv.abcnews.al