Gruaja kollitet qëllimisht, supermarketi hedh 35,000 dollarë ushqime

schedule08:20 - 27 Mars, 2020

schedule 08:20 - 27 Mars, 2020

Një grua u kollit qëllimisht mbi ushqime në një dyqan në Pennsylvania, vlera e të cilave arrinte deri në 35.000 dollarë. Kollitja e qëllimshme konsiderohet si akt kriminal, duke qenë se është një nga mënyrat kryesore të përhapjes së koronavirusit.

Gruaja e panjohur hyri në supermarket dhe nisi të kollitej qëllimisht mbi produkte të ndryshme, përfshi këtu bukën dhe mishin. Stafi i marketit e nxorri menjëherë jashtë dhe më pas e denoncuan atë në polici.

Deri më tani autoritetet nuk besojnë se ajo është e infektuar me koronavirus, por do po bëhen hetimet për të parë nëse është apo jo e testuar.

Punjonësit e supermarketit thanë se vlera e produkteve mbi të cilat ajo është kollitur shkon rreth 35.000 dollarë humbje për biznesin. I gjithë vendi është dezinfektuar dhe ushqimet janë hedhur.

Ende nuk dihet se cili do të jetë dënimi i gruas, pasi autoritetet presin që ajo të mbarojë trajtimin që po merr për shëndetin mendor./abcnews.al