Gruaja e dhunonte sistematikisht edhe në sy të fëmijëve, burri kërkon urdhër mbrojtje

schedule15:41 - 30 Nëntor, 2021

schedule 15:41 - 30 Nëntor, 2021

E pabesueshme por reale. Një burrë i cili u rrah nga gruaja e tij në Greqi shkoi në gjykatë për t’u mbrojtur.
Në një kohë kur lajmet vërshojnë nga rastet e keqtrajtimit të grave dhe vrasjeve, me një 42-vjeçar nga Heraklioni i Kretës ka ndodhur krejt e kundërta pasi, është ai i dhunuari.

Bashkëshortja e tij dhe nëna e tre fëmijëve e ka rrahur dhe poshtëruar në mënyrë sistematike edhe përballë fëmijëve të tyre.

Duke mos gjetur zgjidhje, burri në fjalë i është drejtuar gjykatës për të marrë një urdhër mbrojtje.

Sipas informacioneve, 42-vjeçari gjatë gjithë këtyre viteve të jetës së tij bashkëshortore kujdesej që çdo ditë t’i siguronte gjithçka gruas dhe fëmijëve të tij, kur papritur gruaja filloi të shfaqte një fytyrë të dhunshme ndaj tij.

“Gjithçka ka kaluar në dorën e kësaj gruaje”, thonë njerëzit e afërt të çiftit.

“Nëse do të kisha hequr inatin ndaj saj do të kishte përfunduar shumë keq. Gjithmonë me fëmijët e mi nuk kam ngritur kurrë dorën kundër saj dhe kam reaguar duke iu drejtuar drejtësisë”, tha 42-vjeçari në gjykatë.

Gjykata e shpalli fajtor të akuzuarën duke e dënuar me 18 muaj burgim./abcnews.al/