Gruaja e Bashar al-Assadit diagnostifikohet me leuçemi, mjekët e izolojnë nga familja

schedule08:57 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 08:57 - 26 Dhjetor, 2024

Bashkëshortja e presidentit të rrëzuar sirian është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke qenë se është diagnostikuar me leuçemi dhe për këtë arsye është e izoluar nga familja.

Mjekët rusë e izoluan nga familja e saj, duke i dhënë asaj mundësi mbijetese 50/50, shkruan The Telegraph.

Gruaja e Bashar al-Assad mbahet larg nga të tjerët për të parandaluar infeksionin dhe nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd tjetër. Babai i saj, Fawaz Akhras, po kujdesej për vajzën e tij në Moskë.

Presidenca e Sirisë në muajin maj të këtij viti njoftoi se Zonja e Parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leukemi mieloide akute, pra një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!