Gruaja afgane në ditët e fundit të shtatëzanisë sjell në jetë foshnjen gjatë fluturimit drejt Britanisë

schedule14:13 - 29 Gusht, 2021

schedule 14:13 - 29 Gusht, 2021

Një grua në ditët e fundit të shtatëzanisë e cila po largohej nga Afganistani drejt Mbretërisë së Bashkuar solli në jetë një vajzë në një fluturim të Turkish Airlines.

Soman Noori, 26 vjeç u bë nënë në fluturim ndërkohë në bord nuk kishte asnjë mjek. Stafi i avionit asistoi nënën e re në lindje në hapësirën ajrore të Kuvajtit.

Ekuipazhi pozoi me të porsalindurën e cila u mbështoll me një batanije. Ajo është fëmija e tretë për 26-vjeçaren dhe partnerin e saj Taj Moh Hammat. Aeroplani po transportonte afganë që punonin me Mbretërinë e Bashkuar. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!