Virgil Van Dijk ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe Liverpool mund të mos e ketë në dispozicion gjatë gjithë sezonit. Holandezi ka këputur ligamentin dhe do të operohet, çka do ta lërë të paktën gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.
Mesazhet për holandezin kanë qenë të shumta, kurse më epikun e ka bërë trajneri Jurgen Klopp. Gjermani është fenomenal edhe me fjalët që zgjedh të thotë dhe krahasimi i bërë prej tij është interesant.
Klopp on #LFC helping Van Dijk through his ACL injury: “We will wait for him like a good wife is waiting when the husband is in jail.”
— David Lynch (@dmlynch) October 19, 2020
“Do të presim për Van Dijk, ashtu sikurse bën një grua e mirë kur bashkëshorti është në burg”, është shprehur gjermani, i cili është i bindur se holandezi do t’ia dalë ta përballojë këtë moment të vështirë.
“Nuk është përcaktuar se kur do të operohet. Është e qartë që do të mungojë për disa kohë dhe nuk duam të vendosim një afat. Çdo lojtar është ndryshe dhe koha e rikuperimit ndryshon. Që kur e pashë nga stoli kur u dëmtua e kuptova që do na mungonte gjatë. Virgil do ta kalojë këtë situatë”m tha Klopp. /abcnews.al