Grua dhe sipërmarrëse/ Jorida Bujupi: Gjithmonë kam kërkuar dhe fituar sfida

schedule17:14 - 8 Mars, 2024

schedule 17:14 - 8 Mars, 2024

Jorida Bujupi është një grua 37 vjeçare në Tiranë.

6 vite më parë ajo mori guximin të linte postin drejtues në një kompani prestigjioze, për të nisur një sipërmarrje private.

Në shtëpi Jorida është nënë dhe bashkëshorte. Megjithëse punon nga mëngjesi deri në darkë, nuk neglizhon detyrat si prind dhe si grua. Dhe për këtë tregon sekretin e saj.

Thonë se pas çdo burri të fortë qëndron një grua e fortë, por në rastin e Joridës, kjo shprehje i rri më mirë bashkëshortit të saj.

Jorida thotë se ka raste kur ndihet fajtore që punon kaq fort. Kjo ndodh kur vajza e saj 2 vjeçare mbetet e fundit në kopësht, në pritje të dikujt për ta marrë.

Joridës nuk i pëlqen të viktimizohet. Çdo gjë e ka arritur vetë, duke luftuar. Ajo thotë se pavarësisht shoqërisë maskiliste, ka ndjekur gjithmonë një mentalitet sfidues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!