Gris fletën e votimit, arrestohet qytetari në Kamëz

schedule13:52 - 30 Qershor, 2019

schedule 13:52 - 30 Qershor, 2019

Një 66-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi ka grisur fletën e votimit. Shtetasi Astrit Çuçka gjithashtu ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

Njoftimi i policisë

“Gris fletën e votimit, tenton të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit, arrestohet në flagrancë nga Policia

Arrestohet në flagrancë 66 – vjeçari, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!