Gripshi e bën më emocionuese, Partizani në epërsi

schedule15:51 - 24 Tetor, 2019

schedule 15:51 - 24 Tetor, 2019

Skënderbeu nuk e ka shëruar sëmundjen e pësimit të golave dhe Partizani i ka realizuar dy herë në 45 minuta, me Belicën dhe Telushin. Gjithsesi Gripshi në fund shënoi për korçarët dhe me rezultatin 2-1 gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë.

Të kuqtë u futën në fushë me synimin për të marrë tre pikët dhe shumë shpejt e kanë zhbllokuar ndeshjen. Pas një goditjeje këndi erdhi goli i parë. Lorenc Trashi krosoi në mënyrë perfekte dhe Belica me kokë e devijoi topin drejt e në rrjetë. Festë që në minutën e tretë dhe Partizani vijoi të sulmonte.

Në të 18′ ishte Telushi që me një goditje dënimi mposhti portierin Koliçi për të dytën herë. Vlonjati shfrytëzoi vendosjen e murit dhe ia doli ta dërgonte topin në rrjetë. Të kuqtë rrezikuan më pas edhe me Bardhin, ndërkohë që në fund Skënderbeu shfrytëzoi përgjumjen e të kuqve dhe me Gripshin hapën takimin.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E enjte, më 14 tetor 2019, ora 15:00
Stadiumi “Selman Stërmasi
“, Tiranë

PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-1
Shënues:
Belica 3′, Telushi 19′ / Gripshi 44′

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Asani. Trajner: Franco Lerda

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Gripshi, Daja, Essien, Ndecky, Bregu (Taipi 39′), Otto John. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Ergin Doda, Arbër Zalla, Orlando Kuka

/abcnews.al