Gripi spanjoll dhe koronavirusi, ç’na ka mësuar historia e sëmundjeve ndër shekuj

schedule09:16 - 1 Shkurt, 2022

schedule 09:16 - 1 Shkurt, 2022

Zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove hodhi poshtë shpresat se pandemia do të merrte fund, të paktën në Europë, në fillim të kësaj jave duke paralajmëruar se mutacioni i ardhshëm i koronavirusit do të ishte edhe më ngjitës se “Omicron”.

Ky “privilegj” evolucionar do ta lejojë atë të dominojë. Këtë e vërtetojnë të dhënat për mutacionin e ri BA.2, i cili sipas ministrit danez të Shëndetësisë, Magnus Henike, është më ngjitës se “Omicron” origjinal.

“Pyetja është nëse do të shkaktojë një sëmundje më të rëndë,” tha Kerkhove.

Natyrisht, kjo nuk është hera e parë që OBSH-ja hedh poshtë parashikimet më optimiste të pandemisë, duke u kërkuar zyrtarëve të kenë parasysh se ekuilibrat mund të ndryshojnë lehtësisht në këtë periudhë, raporton abcnews.al

Pandemia aktuale nuk mund të krahasohet me atë të gripit spanjoll (1918-1920). Megjithatë, shkencëtarët besojnë se e kaluara na ka dhënë një mësim jashtëzakonisht të vlefshëm: se spekulimet e hershme për fundin e rrezikut mund të rezultojnë shkatërruese.

Profesorja e historisë së Universitetit Rogers Nuket Warlick shpjegon se COVID-19 nuk do të zhduket, siç ndodhi me SARS-in në 2002-2003. Shumica e sëmundjeve infektive pas fillimit të tyre priren të na shoqërojnë përgjithmonë.

Ashtu si murtaja, e cila ka shkaktuar tre pandemi në 5000 vitet e fundit, duke përfshirë “vdekjen e zezë” në Mesjetë, sot ende shkakton shpërthime lokale. Skenari më i favorshëm parashikon që COVID-19 do të bëhet një sëmundje endemike, ashtu siç është rasti me virusin e ftohjes dhe gripit të zakonshëm.

Përmirësimi i qasjeve të trajtimit, dhe rritja e fushatës së vaksinimit, veçanërisht nëse shkencëtarët mund të krijojnë një “vaksinë universale të koronavirusit”,  nënkuptojnë që COVID-19 nuk do të jetë aq vdekjeprurës në të ardhmen.

Vaksinimi mbetet një parakusht për një rikthim më të shpejtë në normalitet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!