Gripi, ndërron jetë nëna dhe një nga foshnjat e saj

schedule10:35 - 28 Shkurt, 2019

schedule 10:35 - 28 Shkurt, 2019

Rëndohet bilanci i viktimave nga gripi AH1N1 në Shqipëri. Në Tiranë një nënë e re ka humbur jetën pas lindjes.  Shkak është bërë  virusi i gripit. Ndërkohë që në maternitet ka ndërruar jetë foshnja e porsalindur.

Një 36-vjeçare me banim në Levan të Fierit ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë duke u bërë kështu viktima e pestë nga gripi AH1N1.  Mjeket tregojnë se gruaja ishte 31- javëshe shtatzëne me fertilizim artificial dhe po trajtohej me hormonoterapi.  36 vjeçarja ka kërkuar ndihmën e mjekëve të Sanatoriumit me nënte Shkurt për shkak te komplikacioneve te gripit.  Për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore shefja e reanimacionit Alma Cani tregon se mjeket u detyruan te kryejnë lindje të parakohshme. Gruaja arriti të sjellë në jetë dy binjakët, por fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë pak ditë më pas në maternitetin “Koco Gliozheni” ku dhe po trajtohej. Ndërkohe nëna e re nuk arriti t’i mbijetonte virusit të gripit dhe me 25 Shkurt ndërroi jetë.

Ne spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë për shkak te komplikacioneve nga virusi i gripit AH1N1 më herët kanë ndërruar jetë dhe katër paciente të tjerë. Sipas Institutit te Shëndetit Publik gripi paraqitet me aktivitet mesatar ndërkohe që në qarkullim është virusi i tipit A me nentip A/H1 dhe A/H3./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!