Gripi i tipit A qarkullon në Shqipëri prej një muaji

schedule17:35 - 15 Nëntor, 2021

schedule 17:35 - 15 Nëntor, 2021

Gripi i stinës po qarkullon në vendin tonë që prej një muaji.

Burime për gazetaren e ABC Ema Shazivari bëjnë me dije se dy rastet e para të gripit janë konfirmuar një muaj me parë. Bëhet fjalë për 2 qytetarë që janë konfirmuar me grip të tipit A.

Vaksinimi i qytetarëve kundër gripit ka nisur më 25 tetor. Vaksina e gripit mund të bëhet në të njëjtën kohë me atë anti-Covid. Sipas mjekëve ky kombinim jep më shumë mbrojtje.

Prioritet kanë personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si edhe gratë shtatzënë. Bashkë me qarkullimin e COVID, gripi i stinës dhe virozat respiratore pritet ta rëndojnë situatën epidemiologjike në dimër. Prandaj është e rëndësishme që qytetarët të mos heqin maskat si dhe vaksinohen ndaj COVID dhe gripit të stinës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!