Gripi i syve në Tiranë po kthehet në epidemi

schedule15:20 - 11 Korrik, 2019

schedule 15:20 - 11 Korrik, 2019

Një virus i ri po qarkullon në vend. Njihet si gripi i syve dhe në Tiranë mjekët thonë se po kthehet në epidemi. Ata apelojnë për kujdes të shtuar me higjenën pasi viroza përhapet me shpejtësi.

Mbajnë radhë për një vizitë tek okulisti. Gripi i syve po prek të rritur dhe fëmijë. Në Tiranë mjekët tregojnë se kjo virozë po kthehet në epidemi.

Nis me sy të skuqur, të fryrë, lotim, vështirësi në shikim dhe deri mbyllje të plotë të tyre. Gripi i syve përhapet me shpejtësi. Ngjitet përmes kontaktit me duar apo sende të veçanta. Ndërsa shenjat i shfaq dy javë pas prekjes nga virusi.

Kur duhet të shqetësohemi e të shkojme tek mjeku?

Në përhapjen e gripit të syve këtë kohë po ndikojnë dhe pishinat e plazhi. Nëse jeni prekur prej tij mjekja bën thirrje për t’i shmangur pasi uji përhap virusin tek personat e tjerë.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar me higjienën, ndërsa thonë se neglizhenca sipas bluzave të bardha sjell komplikacione të rënda deri në humbje të shikimit. /ABC News Albania 24/7