Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gripi i stomakut”, rritje e rasteve me viroza pas pushimeve verore

schedule13:41 - 31 Gusht, 2025

schedule 13:41 - 31 Gusht, 2025

SHQIPËRI- Periudha pos pushime sjell fluks të shtuar të pacientëve te bluzat e bardha, për shkak të virozave të stinës. Sipas mjekëve ajo që po dominon është viroza e stomakut, e cila shkakton diarre dhe të vjella.

“Fluksi ka qenë i shtuar për shkak të temperaturave, plazhit…. Në këtë stinë vere ajo që ka dominuar ka qenë gripi i stomakut, që shkaktohet nga viruset e bakteret. Simptomat të shprehura me të vjella e lodhje të theksuar”.

 Sipas specialistëve, kjo virozë zgjatë disa ditë, dhe për të shmangur komplikacionet e rënda siç mund të jenë ata pulmonare, bluzat e bardha këshillojnë kontaktin me mjekun.

“Simptomë që zgjat deri në 7 ditë, dhimbje fyti, koke apo artikulare. Le të tregohet kujdesi i duhur ndaj simptomatikës, kontakto i parë duhet të jetë mjeku, kujdesi për dehidritimin, temperaturës. Marrja e antipiretikave”

 Përveç virozës së stomakut, në vendin tonë po qarkullojnë edhe viruse të tjera si COVID-19, apo ato respiratore.

Në çdo rast mjekët kërkojnë vlerësim të situatës nga specialistët dhe të shmanget vetëmjekimi, pasi mund të sjell përkeqësim të gjendjes, dhe jo trajtim të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!