Një ditë më parë ministria e Bujqësisë konfirmoi praninë e gripit të shpendëve në Shqipëri, ndërkohë mijëra pula kanë ngordhur në Durrës.
Por sa rrezikohen qytetarët nga konsumimi i vezëve dhe mishit të pulës? Sa të sigurt janë konsumatorët?
Zv, ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci tha në edicionin informativ të lajmeve në Abc se gripi i shpendëve nuk transmetohet te njeriu. Ajo tha se Agjencia Kombëtare e Ushqimeve po bën kontrolle të vazhdueshme në terren në të gjitha dyqanet që tregtohen produkte ushqimore që kanë bazë vezët dhe mishin e pulave.
Lexo edhe: Gripi i shpendëve, Ferro: Ngordhja e pulave ka marrë shtrirje masive, shteti të dëmshpërblejë
“Gripi i shpendëve është problematik për kafshët. Nuk transmetohet nga shpendët te njeriu, nga ushqimi te njeriu. Dua të garantojmë konsumatorin që kjo tipologji nuk transmetohet nga kafsha te njeriu. Ka rreth pesë javë qe AKU është në kontroll të vazhdueshëm në të gjitha dyqanet që tregtojnë.”, u shpreh Gjeci.
“Gripi nuk është përhapur te shpendët e oborrit”, tha ish-Zv.ministrja.
Gjeci sqaron se pse në fillim ekspertët thanë se ngordhja e pulave nuk kishte të bënte me gripin e shpendëve. Ajo tha se në periudhën kohore 7 deri në 17 mars analaizat nga mostrat tregonin për larigotracheit dhe jo për grip shpendësh.
“Nga data 7 deri 17 analizat nxorën për larigotracheit. Janë marrë përsëri mostra dhe ka rezultuar gripi i shpendëve”, tha Gjeci. Ndër të thera Gjeci thotë se qershorin e kaluar në vendin tonë ka pasur raste të gripit të shpendëve, por me përmasa më të vogla./abcnews.al/