Gripi i shpendëve, Ferro: Ngordhja e pulave ka marrë shtrirje masive, shteti të dëmshpërblejë

schedule11:43 - 21 Mars, 2022

schedule 11:43 - 21 Mars, 2022

Një ditë më parë ministria e Bujqësisë konfirmoi praninë e gripit të shpendëve në vendin tonë, ndërkohë që prej ditësh mijëra pula kanë ngordhur në Durrës. Në studion e ABC Live, Edi Ferro, ish kreu i mjekësisë veterinare në ministrinë e Bujqësisë, tha se situata është katastrofike për shkak se ngordhja ka marrë shtrirje masive, duke ndikuar edhe në ekonomi. Ai vuri në duke se shteti duhet të subvencionojë pularitë e prekura nga ky fenomen.

“Shpendët e ngordhur janë një burim i lartë infeksioni. Janë disa ditë që ka vazhduar ngordhja masive.   Ne kemi ngordhje masive të shendove dhe kemi të bëjmë me një rast  që marrë shtrirje drastike. Vetë drejtoresha deklaroi se situatë është katastrofë. Është një ekonomi që prodhon milion vezë në ditë dhe aktualisht mungojnë 500 mijë kokrra. Përfshirë këtu edhe Ukrainën dhe veza ka vajtur 350 lekë.

Këto ekonomi që bëhen të pa subvencionuara. Kjo është lista e sëmundjeve të transmetueshmërie nga kafsha te njeriu. Edhe në një stabiliment të jetë prekur një shpend i vetëm shteti duhet të shkojë për asgjësim dhe të dëmshpërblejë. Kjo është ajo që duhet të ndodhe dhe pularitë të vihen në funksion”, tha ai.

Eksperti thotë më tej se autoritetet duhet të marrin masa menjëherë për asgjësimin e shendove të ngordhura, ndërkohë që prej ditësh qëndrojnë në ambient të hapur.

“Është detyrë e pushtetit vendor që të vendosë një varrezë kafshës. Në rast tjetër ka institucione private që janë mbështetur me para të BE për të eliminuar kafshët e ngordhura të çfarëdolloj tipi. Është tejet e mundshme për tu zgjidhur situata, vetëm duhet seriozitet”, tha ai. g.v/abcnews.al