Gripi i shpendëve alarmon autoritetet franceze

schedule11:04 - 5 Nëntor, 2021

schedule 11:04 - 5 Nëntor, 2021

Gripi i shpendëve ka alarmuar autoritetet në Francë. Fermerët janë urdhëruar që të vendosin një “bllokim” për shpendët pasi rreziku që të preken nga gripi është i lartë.

Rritja e nivelit të rrezikut nënkupton që të gjitha fermat franceze do të duhet të mbyllin zogjtë për të shmangur kontaktin me shpendët shtegtarë.

Qeveria shpreson të shmangë përsëritjen e fenomenit të dimrit të kaluar, kur Franca numëroi rreth 500 pika kontaminimi në ferma, veçanërisht në jugperëndim të vendit. Kriza përfundimisht çoi në vrasjen e 3.5 milionë shpendëve, kryesisht rosa. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!