Gripi dhe virozat dominojnë ndaj Covid, mjekët: Prindër, mos i dërgoni fëmijët e sëmurë në kopshte dhe çerdhe

schedule15:49 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 15:49 - 9 Dhjetor, 2022

Dimri i tretë i pandemisë ka nisur me dominim të gripit dhe virozave të tjera ndaj Covid 19. Mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë po përballen me fluks të shtuar të pacientëve të vegjël.

Shumë prej tyre dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Mjekët pediatër këshillojnë prindërit të mos neglizhojnë temperaturën e lartë që zgjat në kohë dhe të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte dhe çerdhe nëse shfaqin shenja të gripit.

Me shtimin e fëmijëve me viroza dhe grip është rritur dhe numri I pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor në shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!