Grindje mes BE-së për një anije me emigrantë

schedule08:06 - 26 Shtator, 2018

schedule 08:06 - 26 Shtator, 2018

Italia, Franca dhe Malta janë përfshirë në një rast të ri grindjeje, për shkak të një anije me emigrantë. Ndërsa përplasjet vazhdojnë, “Aquarius 2” me 58 emigrantë në bord, jep alarmin për rrezik të mundshëm, si shkak i motit të keq.

Asnjë koordinim nga Brukseli. Komisioni Evropian nuk ka marrë asnjë kërkesa nga Franca apo shtete të tjera anëtare për të gjetur një zgjidhje për rastin e anijes “Aquarius 2”, që lundron në Mesdhe me 58 emigrantë në bord dhe që ka kërkuar autorizim për të zbarkuar në portin e Marsejës.

“Të zbarkojë në Maltë”, është përgjigja që vjen nga pallati Elize.

Bashkimi Evropian për momentin nuk duket i vendosur për të ndërhyrë.

“Situata ligjore e “Aquarius 2” është kjo: një anijë pa flamur evropian, dhe që ka operuar në një zonë kërkim-shpëtimi në Libi”, shpjegon zëdhënësja e Komisionit Evropian.

“Prandaj, nuk imponon asnjë përgjegjësi evropiane”, shton ajo.

Ndërsa koha kalon, asnjë vend nuk ka dalë vullnetar për të ofruar ndihmë. Anija, e cila mes të premtes dhe të shtunës ka shpëtuar në det 58 persona. Kapiteneria e mjetit lundrues pas refuzimit të Francës për të ankoruar, ka dhënë alarmin se mund të jetë në rrezik.

“Kushtet e motit po përkeqësohen dhe në orët e ardhshme presim që në det të hasim valë deri në 5 metra. Për këtë bëhet emergjente dhe jetësore gjetja e një porti për të zbarkuar në siguri të gjithë këta persona”.

Kështu thotë në një video një nga pjestarët e ekipeve të shpëtimit që gjendet në anijen “Aquarius2”.

Ndërkohë, fillimisht mjeti lundrues duhej të zbarkonte në brigjet italiane, por autoritetet dhe veçanërisht ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka urdhëruar mbylljen e porteve për pritjen e emigrantëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!