Grinden para surprizës, këngëtarja shtatzënë përlot bashkëshortin!

schedule18:22 - 17 Qershor, 2022

schedule 18:22 - 17 Qershor, 2022

Marjeta Billo dhe Sedi Çaushi ishin në studion e ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Ata na treguan se Sedi nga një fans i Marjetës, i cili e kishte ndjekur në çdo dalje të sajën, tanimë është bashkëshorti i saj.

“Kam qenë në fans i Marjetës që tek “Ethet e të premtes mbrëma”, kam qarë kur ka dalë. Dhe më pas e kam ndjekur në festivale, Kënga Magjike, Top Fest. Gjithmonë i shkruaja, është bërë sebep një status i Marjetës ku shpjegonte pse së fundmi nuk merrte pjesë në festivale. Unë i bëj një mesazh në inbox dhe Marjeta ma kthen, në fund fare i thashë me kënaqësi do pimë dhe nga një kafe. Marjeta më sjell një emoji, mendova do ishte busy. Ndërkohë një mik i joni, Aurel Thellimi është bërë sebep që na ka prezantuar.”

Çifti shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali, paçka se të dy ishin përgatitur që fëmija i parë do të ishte vajzë. Ata ndanëçastin se si e mësuan që do të bëheshin prindër eskluzivisht në ‘Abc e Pasdites’.

“Ka qenë data 7 mars, unë bëj testin dhe zbuloj që isha shtatzënë. Sedit nuk i them, unë isha në periudhë festash. Duke qenë se jetonim në qytete të ndryshme doja ta takoja, prisja fundjavën që të organizoja diçka surprizë dhe nuk e përgatita fare madje atë javë ia kam nxirë”, rrëfeu Marjeta.

Ndërkohë Sidi shtoi:“Kisha ditë që Marjetës i dërgoja postime të fëmijëve që janë në faqe të ndryshme në Instagram dhe Facebook. Sikur ma ndolli, ngaqë kishim shumë kohë që e prisnim; Marjeta më thoshte mos më sill më të tilla postime, prit sa të bëhet fakt. Ndërkohë Marjeta e dinte lajmin dhe kishte përgatitur surprizën”.

Marjeta i kishte përgatitur një darkë surprizë ku do t’ia tregonte, ndërkohë që kur po përgatiteshin në shtëpi grinden për parfumin që Sedi hedh para se të dalin. Duke qenë se Marjeta kishte filluar të mos duronte erërat i kërkon që të mos e përdor, por Sedi një djalë i pasionuar pas tyre e hedh“fshehurazi”.Ata ndanë me ne një video, kur Sedi e mëson që do të bëhej baba.

“Duket që jam i nervozuar. Dhe unë këtu nuk përmbahem më”, pohoi Sedi. “As shallin s’e ka hequr. Aty e kuptoi pse s’duhet të hidhte parfumin”, tha Marjeta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!