Janë të shumtë shqiptarët që na bëjnë krenar kudo në botë. Më e fundit, është grimierja nga Fieri, Erisa Ruko, e cila është përzgjedhur të grimojë të gjithë pjesëmarrësit në galanë për nder të Maria Callas të organizuar nga Princi Albert në Monte Carlo.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se si i erdhi kjo ofertë dhe si e përballoi të grimonte rreth 40 persona. Erisa ka theksuar se ka nisur të punojë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes.
“Në bazë të eksperiencës shumëvjeçare në profesionin tim, mu bë një ofertë që të jem pjesëmarrëse në këtë event shumë, shumë të madh. Normal që ia vlente shumë për të marrë përsipër gjithë këtë përgjegjësi. Besova se ishte një shans për mua dhe stafin tim njëkohësisht që të merrnim pjesë në këtë event. Kështu që e pranuam dhe ia dolëm, ia arritëm me sukses.
Ishin 15 modele të huaja dhe pjesëmarrësit, organizatorët që morën çmim dhe shumë, shumë njerëz të tjerë të Greqisë që ishin aty, në këtë event gala, 100-vjetori i Maria Calla.
Look-u duhet të ishte më shumë në stil natyral, që ishin më shumë në dukje veshjet e stilistes.
Kam grimuar rreth 40 veta dhe nuk e mendonim se do të ishin kaq shumë. Por ne ia arritëm sepse jemi një staf që jemi mësuar me presionin e madh. Kemi punuar nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës”, u shpreh ajo./abcnews.al