Cristophe Dugarry, ish-sulmuesi që ka luajtur me Milanin dhe Barcelonën, i ka dalë në krah patriotit të tij, Antoine Griezman. Ai ka lëshuar një deklaratë shokuese për Lionel Messin, ndërkohë që nuk e ka lënë pa gjë edhe trajnerin Quique Setien.
LEXO EDHE: “Je thjesht pasagjer”, babai i Griezmann shpërthen ndaj Setien
“Nga kush duhet të ketë frikë Griezmann? A keni frikë nga një djalë i shkurtër, gjysmë autik? Nëse ai ka një problem, ai mund ta hajë atë. Setien? Ai ëshët një njeri i mirë, por nuk ka qëndrimin e një trajneri të madh. Jam i sigurt se ai nuk ka asgjë kundër Griezmann. Ai është thjesht i paaftë”, u shpreh Dugarry.
Situata e Griezmann te Barcelona nuk duket aspak e qetë, pasi prej shumë kohësh po flitet për një përplasje të tij me Lionel Messin. Kampioni i Botës nuk ka arritur për asnjë moment të tregojë aftësitë e tij më të mira, duke vuajtur te skuadra e Barcelonës./abcnews.al