Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid rikthen në skenë mundësinë e transferimit të Antoine Griezmann në “Wanda Metropolitano”.
Në një intervistë për COPE, ai shprehet se nuk e përjashton rikthimin e Griezmann këtë verë, duke lënë të kuptohet se klubet janë ende në negociata për këtë lëvizje.
“Nuk përjashtoj asgjë, por mund të them se nuk është operacion i lehtë. Po presim lajme, jo vetëm nga Griezmann, por edhe për lojtarë të tjerë. Por e përsëris, Griezmann është operacion i vështirë”, tha Cerezo. /abcnews.al