Griezmann: Kalimi te Barcelona ishte një gabim, nuk duhej të largohesha nga Madridi

schedule12:59 - 16 Shkurt, 2024

schedule 12:59 - 16 Shkurt, 2024

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka bërë deklaratë të fortë për periudhën e tij te Barcelona.

Griezmann po shijon një periudhë të dytë të shkëlqyer në Madrid, me talentin francez që tashmë është golashënuesi kryesor i klubit. Megjithatë, vendi i tij në dashurinë e tifozëve ka qenë një betejë e luftuar, pas kthimi të tija nga katalanasit.

Griezmann iu bashkua Atletico Madrid fillimisht si huazim në vitin 2021, përpara se të përfundonte në një kalim të përhershëm në vitin 2022.sulmuesi pranoi se duhej të punonte shumë për t’u treguar vlerën e tij tifozëve të “Los Rojiblancos” dhe rrethi është kompletuar muajt e fundit.

Si pjesë e një interviste të gjerë në një ceremoni, Griezmann u pyet për kohën e tij në Barcelonë, nga viti 2019 deri në 2021.

“Vendosa të largohem sepse kisha arritur kufirin tim mendor. Më duhej të largohesha, dhe ju gjtihmonë mendoni se jashtë më mirë. Doja të provoja, por pas disa muajsh, kuptova se nuk isha aq i lumtur sa në Madrid dhe në Atletico. Isha i zemëruar me veten time dhe më duhej të punoja shumë dhe të heshtja. U bëra ‘i vogël” muajt e parë këtu.

Fernando Torres më tha kur u ktheva se nëse lija gjithçka në fushë, tifozët do të më respektonin sërish. Është një gëzim të jem këtu, km bërë një gabim, siç mund t’i ndodhë kujtdo, por do të bëj gjithçka që tifozët të jenë krenarë për numrin e tyre 7. Kemi nevojë për ju nga tani deri në fund të sezonit, faleminderit për dashurinë dhe ne do ta shijojmë atë së bashku”, përfundoi ylli francez./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!