“Gridare Gridare ooo”, Spiropali: Rama bëri një portretizim të skuadrës që kemi përballë

schedule21:47 - 15 Mars, 2021

schedule 21:47 - 15 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme në emisionin Log., Elisa Spiropali u vendos përballë komentit të kryeministrit Edi Rama, për Grida Dumën.

‘Gridare, Gridare ooo”, e quajti Rama Dumën teksa ironizonte foton e saj, reagim i cili u kritikua nga figura të ndryshme, por që sipas Spiropalit në fushata elektorale ka kategorizime të ndryshme të kundërshtarëve dhe se komenti i kryeministrit ishte një portretizim i skuadrës që ka përballë PS.

 

Lexo edhe: Fatos Nano, virtyti i Bashës dhe si e nisi karrierën në PD? Duma në “Log.”: Qeverisje PS-PD? Det i zi

“Nuk ka asnjë koment sepse edhe zonja Duma ka qenë në disa intervista dhe duke qenë personazh politik e kupton shumë mirë që në një fushatë elektorale ka karakterizime të kundërshtarëve dhe konkurrentëve përballë.

Por besoj që theksimi që ju i bëni një video të tillë duke e ndarë është në vetvete një veçim për shkak të gjinisë. Aty kishte karakterizime dhe shumica prej tyre burra pa pasur mbështetës”, tha Spiropali.

Ndërkohë Duma u shpreh tashmë është vërtetuar që kryeministri është seksit.

Pyetje: A është Edi Rama seksit dhe mizogjen?

Duma: Është e vërtetuar që është.

Ndërsa bëri një ndërhyrje gjatë kësaj bisede, Spiropali u shpreh se Edi Rama dhe Partia Socialistë është sulmuar për shkak se ka promovuar barazinë gjinore.

“Edi Rama dhe PS kanë promovuar gratë në të gjitha nivelet. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë është sulmuar pikërisht në pikën më të fortë, në barazinë gjinore”, tha Spiropali, ndërsa shtoi: “Ajo që bëri Edi Rama një portretizim i skuadrës që ne kemi përballë. Pra që është skuadra më e dobët”, tha Spiropali.

/abcnews.al/