Duma rrëfen në “ABC LIVE” çfarë ndodhi brenda mbledhjes që u shkarkua Noka

schedule13:39 - 12 Tetor, 2021

schedule 13:39 - 12 Tetor, 2021

Lulzim Basha shkarkoi mbrëmjen e së hënës Flamur Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi se nëse do të vazhdojë me të njëjtën retorikë do të përjashtohet nga grupi i PD-së. Por çfarë po ndodh brenda selisë së PD-së? E ftuar në “ABC LIVE”, n/kryetarja e PD-së, Grida Duma rrëfeu prapaskenat e mbledhjes së Kryesisë së Grupit të dielën, e cila i vendosi vulën fatit të Nokës.

Të vish në një rend dite për të folur dhe t’i i çon akuza për një vendim mbi vendimin e SHBA-së… Se çfarë ndodh brenda atyre mbledhjeve kolegët e kanë bërë publike. As ka pasur asnjë moment që ata kanë folur në mbledhjen e grupit dhe ndokush nga ne mendon dhe ti ketë thënë se ky nuk është rendi i ditës.

Nuk ka lidhje fare ajo që u tha jashtë (fjala llum) nga ajo që u tha brenda. Keqinterpretimi i fjalës llum të demokratëve nuk ekzistoi në asnjë moment. Kryetari u drejtua me një bisedë të brendshme dhe nuk e kishte as me bazën, jo, e jo, dhe as me asnjërin nga folësit” tha deputetja demokrate.

Vendimi sipas saj erdhi pasi “fjalët nuk ishin fare fjalët që u thanë në mbledhje se këtë ja ka dedikuar anëtarësisë së vet” tha ajo. Por a duhej ndërmarrë ky akt? “Këtë e ka gjykuar kryetari”. “Pa diskutim që asnjëri nuk e do këtë situatë” theksoi më tej Duma./ Abcnews.al