Grida Duma: PS po bën lojë kriminale në Kavajë

schedule20:09 - 11 Mars, 2021

schedule 20:09 - 11 Mars, 2021

Drejtuesja politike e PD, Grida Duma ka deklaruar se Partia Socialiste po bën lojë kriminale në Kavajë dhe Rrogozhinë.

E ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun në ABC, Duma tha se në fushatë janë përfshirë persona të lidhur me krimin. Nga ana tjetër Duma u shpreh e bindur për fitoren e Partisë Demokratike në Kavajë.

Lexo edhe: Grumbullimi në Kavajë, Grida Duma: E pamundur t’i ndalësh, shpërndamë maska

“Në Kavajë po luhet një lojë kriminale nga PS. Janë përfshirë njerëz të krimit në fushatë. Ka të dhëna që sot që do kemi surpriza për heqje nga lista, të gjithë komuniteti i njeh që kanë të shkuar kriminale. Do të ketë mbrojtje të votës. Grupet në terren janë ngritur. Ne i lamë zgjedhjet lokale me fitore. Është një nga bashkitë që pasi hoqëm kryebashkiakun e fituam Kavajën plotësisht”, tha ajo.

E pyetur nëse do të kërkojë vota për veten në zonën kur garon, Duma tha se është aty për të nxjerrë fituese PD-në.

“Po more një zonë elektorale dhe po e nxore PD fituese automatikisht ke peshë. Unë mendoj se pyetja në Kavajë nuk duhet të bëhet fare. Në Kavajë PD është logo e madhe, se është  apo jo Grida Duma. Kam qenë për lista të hapura fare. Nuk jemi më vetëm në politikën e organizatës. Nuk e do politika që drejtuesi të thotë votoni Grida Dumën. Jam aty për PD”, tha Duma.

Lidhur me kandidimin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos nën siglën e PS, Duma tha se tërmeti dhe pandemia nuk janë dy suksese, por dështime të qeverisë.

“Nuk mendoj se tërmeti dhe pandemia janë dy sukseset. Janë dy dështimet. Nuk merrem me zonjën Çomo. S’po merrem me Bozon që në momente të veçanta ka dashur të këshillojë. Duke tentuar të bësh heronjtë e punës socialiste nuk e kthen dot mrapsh historinë me fitoren”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!