Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grida Duma në “Refleksione”: Pandemia nuk solli dhunën, por e nxori në pah

schedule21:55 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 21:55 - 15 Dhjetor, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftuara e parë në “Refleksione” në emisionin më të ri në “ABC”. Në këtë emision politikania dhe sociologia është vetëm për vetëm, përballë vetes e rrethuar nga imazhet.

Një nga temat për të cilat foli Grida Duma sonte ishte pandemia dhe ndikimi tek familjet shqiptare. Në reflektimet e saj politikania theksoi se pandemia nuk silli dhunën, por e nxori në pah. Mes të tjerash politikania tha se shpesh qenia njerëzore dhe institucionet mundohen që të mbulojnë të vërtetën, por në këtë rast pandemia nxori në pah të vërtetat që ishin aty.

“Dhunën nuk e ka sjellë pandemia, ajo vetëm e nxori në pah. Këto janë lakmues apo kriza që vijën herë pas herë për të nxjerrë në pah të vërtetat që ishin të fshehura po aty. Dhe po shfaqen në një mënyrë të tipit tjetër që do të thotë mos mendo se duke i fshehur të vërtetat ato nuk janë. Mos mendo se duke i vendosur një mbulesë, një kaver, ato nuk janë aty. Sipërfaqja nuk e ndryshon kurrë thelbin. Sipërfaqet dhe thelbet janë dy gjera të ndryshme. Mbulohet, mbulohet, mbulohet problem dhe për të justifikuar atë gjejmë 1001 arsye. Pandemia nxori në pah të vërtetat që ishin aty,” tha mes të tjerave Grida Duma në emisionin “Refleksione”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!