Grida Duma i reciton Ramës poezinë e Dritëro Agollit

schedule12:39 - 7 Tetor, 2021

schedule 12:39 - 7 Tetor, 2021

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD-së, Grida Duma, zgjodhi disa vargje të shkrimtarit Dritëro Agolli, për t’ju drejtuar kryeministrit Edi Rama. “Në vendim tim në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend”

Duma mes të tjerash shprehet se shqiptarët që marrin vetëm 240 euro pagë minimale, paguajnë 72 mln euro nga xhepi i tyre për atë që mazhoranca e konsideron “shëndetësia falas”.

“Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica lojën fitim-fitim. Në këtë vend, në vendim tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend”, tha Duma.

Pjesë nga fjala e Dumës:

“Në këtë vend, në vendim tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend. Do tju kish thënë një poet që dikur është ulur diku aty… Në kohën kur gjithçka ndaloi ne u mbyll kur shqiptarët jetonin karantinën shumica me frikën se do humbnin punën, të tjerë me frikën se s’do përballonin me lekë shëndetësinë falas, ata në fshatra jo vetëm paguanin 40 mijë lekë ti vinte një infermier por luteshin zotit ti vinte. Ndërsa ndiqnim si po e përballonte perëndimi krizën dëgjova në CNN një mjek britanik i cili me gjithë urtësinë e profesionit dhe jetës tha që udhëheqësit kudo duhet t’i drejtohen njerëzve e t’i thonë që ‘normaliteti do të vijë shpejt dhe kjo kohë do të jetë vetëm një kujtim i shkurtër’. A mund ti thuhet kjo shqiptarëve, a mund ti drejtohesh shqiptarëve e ti qetësosh duke i thënë që normaliteti do të vijë shpejt e pandemia do jetë një kujtim i shkurtër. Në kujtesën e shqiptarëve vetë normaliteti është një kujtim i shkurtër. Kur ka qenë kjo kohë në të cilën shqiptarëve i është ofruar normalitet. Ne e kemi gjendje normale çmendurinë. Të gjithë shajnë të gjithë, të gjithë sillen kundër të gjithëve sepse gjendja mendore ekonomike sistemi i vlerave ka rënë e është thërrmuar.
Kjo nuk është gjendje e shoqërisë është gjendje e udhëheqësisë! Si mund të jenë normal shqiptarët kur dëgjojnë që ata që po qeverisin krizë pas krize flasin sikur po jetojnë një mrekulli. (realizimi i planit të fabrikave përpunuese 101 %; kooperativat bujqësore në Bubq e tejkaluan planin me 182%) një Shqipëri hipokrite me një çmenduri frenetike; një gënjeshtër e pranuar si normalitet. Të gjithë e dinë që ca gënjejnë e popullit i del detyrë ta hajë gënjeshtrën”, tha Duma. /abcnews.al/