Eros Grezda është njeriu në qendër të vëmendjes te Rangers. Sulmuesi kuqezi u bë protagonist për arsyet e gabuara në ndeshjen përballë Ballyrama. Grezda pështyu kundështarin në fushën e lojës dhe trajneri Gerrard tha se ai nuk do të luajë më kurrë për Rangers.
Pas disa ditësh heshtje, Grezda nuk ka duruar më dhe ka reaguar me anë të Instagramit të tij. Në InstaStory, sulmuesi kuqezi shkroi mbi një shkrim të Scottish Sun: “Jam 100% dakort që e pështyra ishte gjest i shëmtuar, por çdo histori ka dy anë të medaljes. Kërkoj ndjesë për veprimet e ditëve të fundit”./abcnews.al